Uragani Sally ka goditur sot bregun e Alabamas, duke shkarkuar shira te rrëmbyeshëm që kanw përmbytur shumë zona nga Florida në Misisipi.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), uragani Sally është klasifikuar si një stuhi e Kategorisë 2, me erëra deri në 165 km/orë, si dhe rreshje të mëdha shiu dhe stuhi.
Gati 400,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të erërave dhe shirave që goditën linjat e energjisë duke shkaktuar përmbytje në shtëpi dhe rrugë.
Sally është prirësi i një serie shqetësimesh tropikale që janë formuar ditët e fundit në Oqeanin Atlantik dhe që po shkojnë në mënyrë kërcënuese drejt Gjirit të Meksikës.
Komento