Një ngjarje e pazakontë është raportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ekipi i zv/Presidentit JD Vance ka kërkuar që të ndryshojë rrjedhën e ujërave të një liqeni në Ohio, me qëllim që të rritet niveli i ujit në një lum aty pranë.
Sipas The Guardian që ka zbuluar këtë ngjarje, kërkesa është bërë nga Shërbimi Sekret që ruajnë zv/Presidentin Vance drejtuar Trupës së Inxhinierëve të Ushtrisë.
Arsyeja është për të siguruar një lundrim të sigurt për zv/Presidentin dhe familjen e tij gjatë një ekskursioni në lumin “Little Miami”.
Vance u pa në jug-perëndim të Ohajos më 2 gusht, dhe sipas postimeve në mediat sociale, ai u pa duke lundruar me kanoe në lumin Little Miami, një degë që ushqehet nga Liqeni Caesar Creek.
Një burim që ka njohuri për çështjen, i cili foli për The Guardian, ka pretenduar se kërkesa për ndryshimin e rrjedhës së ujërave të Liqenit Caesar Creek nuk ishte bërë vetëm për të mbështetur sigurinë e zv/Presidentit Vance, por gjithashtu për të krijuar "kushtet ideale për kajak". The Guardian thotë se nuk ka mundur të verifikojë këtë pohim.
Ky lajm ngre pyetje në lidhje me mundësinë që zyra e Vance të ketë shfrytëzuar burimet e infrastrukturës publike për argëtimin e tij personal.
Zyra e zv/Presidentit JD Vance nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën e bërë për koment.
Të dhënat publike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) tregojnë një rritje të papritur të nivelit të lumit dhe një rënie të nivelit të liqenit gjatë ditëve të fillimit të gushtit, kur Vance ishte në pushime.
Shërbimi Sekret tha se kishte bashkëpunuar ngushtë me Departamentin e Burimeve Natyrore të Ohajos dhe USACE për të planifikuar sigurinë e përdorimit të mjeteve ujore dhe personelit të emergjencës gjatë vizitës së fundit. Ata sqaruan se nuk mund të diskutonin detajet e planifikimeve operacionale.
Komente
