Një fëmijë dyvjeçar nga Colorado në SHBA, ka humbur jetën, pasi ka rënë nga krahu i babait të vet në shkallët lëvizëse të një qendre tregtare.
Fëmija, i cili vdiq nga lëndimet në një spital të hënën, ishte me babanë në qendrën tregtare “Town Center” në Aurora, rreth 14 kilometra në perëndim të qytetit Dener, kur ra nga shkallët lëvizëse të dielën në mbrëmje.
Sipas mediave vendase, zyrtarët thanë se djali dhe babai i vet ishin në pjesën e sipërme të shkallëve lëvizëse, kur ai lëvizi përpara dhe ra dy kate më poshtë.
Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar britma dhe kanë parë një pronar dyqani duke vrapuar pas fëmijës, pasi ky i fundit ra nga shkallët.
Shkallët u mbyllën menjëherë për të gjithë njerëzit që ndodheshin në qendrën tregtare, por shumë prej tyre nuk e dinin që ka ndodhur ky rast.