Francesca Albanese

Bota

SHBA vendos sanksione ndaj raportueses së OKB-së Francesca Albanese, kritike e ofensivës së Izraelit në Gaza! Zyrtarja: Teknika frikësimi të stilit mafioz

10 Korrik, 07:21| Përditesimi: 10 Korrik, 07:39

  • Share

Administrata e Donald Trump njoftoi se po vendose sanksione ndaj raportueses speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, një kritike e hapur e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio e lidhi këtë veprim me mbështetjen e saj për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN), disa prej gjyqtarëve të së cilës janë sanksionuar tashmë nga SHBA-të. Rubio tha se SHBA-të po e sanksiononin Albanesen për angazhim të drejtpërdrejtë me GJPN-në në përpjekjet për të ndjekur penalisht shtetas amerikanë ose izraelitë, duke e akuzuar atë si të papërshtatshme për shërbimin si Raportuese Speciale e OKB-së.

Rubio akuzoi gjithashtu Albanese-n se kishte "përhapur antisemitizëm të hapur, kishte shprehur mbështetje për terrorizmin dhe kishte përbuzur hapur Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Perëndimin".

Sanksionet ka të ngjarë ta pengojnë Albanese-n të udhëtojë drejt SHBA-së dhe do të bllokojnë çdo pasuri që ajo ka në vend. Në një postim në X, Albanese nuk iu drejtua drejtpërdrejt vendimit për sanksionet, por shkroi: “Në këtë ditë më shumë se kurrë: Qëndroj fort dhe bindshëm në anën e drejtësisë, siç kam bërë gjithmonë.”

Ajo komentoi sanksionet për Al Jazeera duke i përshkruar si “teknika frikësimi në stilin mafioz”.

Më herët këtë muaj, Albanese u bëri thirrje dhjetëra kompanive shumëkombëshe të ndalonin së bëri biznes me Izraelin, duke i paralajmëruar se rrezikonin të ishin bashkëfajtor në krimet e luftës në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ky është përshkallëzimi më i fundit nga administrata Trump, ndërsa zhvillon një fushatë kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN), pasi ka sanksionuar tashmë katër nga gjyqtarët e saj. SHBA-të ndërmorën këtë veprim pasi gjykata vitin e kaluar lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime të dyshuara lufte në Gaza, akuza që SHBA-të i hedhin poshtë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 10/07/2025 08:36

    Kjo eshte “demoracia” e perendimoreve , nese kritikon ate qe po ben genocid te paprecedente atehere meren masa menjehere . Hipokrizia e perendimoreve ka mare fund sepse gjithe bota e di se ata jane vrases dhee aspak vende demokratike , pervec vrasjeve dhe lufterave asgje te mire nuk i kane sjelle botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?