Jabalya, në veri të Gazës

Bota

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

5 Qershor, 14:16| Përditesimi: 5 Qershor, 14:22

  • Share

Një projektrezolutë që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza dështoi të miratohej në KS të OKB-së të mërkurën, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton, duke bllokuar iniciativën e mbështetur nga të dhjetë anëtarët e zgjedhur të Këshillit

Teksti, i mbështetur bashkërisht nga Algjeria, Danimarka, Greqia, Guajana, Pakistani, Panamaja, Republika e Koresë, Sierra Leone, Sllovenia dhe Somalia - të njohura kolektivisht si E-10 - mori 14 vota pro, me SHBA-në që hodhi votën e vetme kundër.

Si një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit, SHBA-të kanë të drejtën e vetos - një votë negative që bllokon automatikisht çdo rezolutë nga miratimi. Drafti do të kërkonte "një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza" që do të respektohej nga të gjitha palët, nëse do të ishte miratuar.

Projekt rezoluta riafirmonte thirrjen e mëparshme të Këshillit për "lirimin e menjëhershëm, dinjitoz dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera".  Drafti shprehu gjithashtu shqetësim të madh për "situatën katastrofike humanitare" në Gaza - pas zgjatjes së bllokadës pothuajse totale të ndihmës izraelite - duke përfshirë rrezikun e urisë, të theksuar nga vlerësimet e fundit ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

Përveç armëpushimit, projektrezoluta kërkonte “heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të të gjitha kufizimeve” mbi hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza, duke bërë thirrje për akses të sigurt dhe të papenguar për partnerët e OKB-së dhe humanitarëve në të gjithë enklavën.

Ambasadorja amerikane në OKB argumentoi votën kundër duke thënë se SHBA kanë qenë të qarta se nuk do të mbështesin asnjë masë që nuk dënon Hamasin dhe nuk bën thirrje që Hamasi të çarmatoset dhe të largohet nga Gaza.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?