Bota

SHBA, vjedh bankën dhe ua shpërndan paratë kalimtarëve duke bërtitur 'Gëzuar Krishtlindjet'!

25 Dhjetor 2019, 11:03| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 11:18

  • Share

Një burrë me mjekër të bardhë dhe mbi 60 vjeç vodhi një bankë dhe më pas hodhi dollarët në ajër, duke uruar kalimtarët "Gëzuar Krishtlindjet".

Historia e pabesueshme ndodhi në Shtetet e Bashkuara, ku policia e Kolorados konfirmoi se një "burrë i moshuar i bardhë" vodhi të hënën 'Academy Bank' në Colorado Springs pasi kërcënoi punonjësit e bankës me një armë të paidentifikuar, ndoshta edhe lodër.

'Robin Hoodi' filloi të nxirrte para nga çanta dhe të thoshte 'Gëzuar Krishtlindjet",- tha një dëshmitar për KKTV 11 News.

Grabitësi, i identifikuar nga policia si David Wayne Oliver, u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Megjithatë, ai nuk ishte i armatosur.

Disa kalimtarë i kthyen paratë në bankën e vjedhur por policia thotë se ende mungojnë mijëra dollarë. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 26/12/2019 12:22

    Ky qenka vertete Robin Hudi i shekullit 21.Hallall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?