Platforma e mediave sociale X, (ish-Twitter), është jashtë funksionit për mijëra përdorues.
Rreth orës 8 të mëngjesit (24 maj), më shumë se 25000 përdorues raportuan ndërprerjen, sipas Downdetector. Përdoruesit nuk kanë mundur të rifreskojnë faqen kryesore për shkak të problemit.
Ndërprerja ka ndikuar te përdoruesit në të gjithë botën. X nuk ka dhënë një shkak për ndërprerjen e fundit që ka goditur faqen. Ndërprerja e sotme vjen vetëm disa ditë pasi X u godit nga një ndërprerje masive të enjten (22 maj).
Kjo ndërprerje e veçantë u shkaktua pas një zjarri që shpërtheu në një qendër të dhënash në Hillsboro, Oregon, e cila është marrë me qira nga firma e mediave sociale X, e Elon Musk.
Përpara se Musk të blinte X, kompania kishte marrë me qira tre qendra të dhënash në Portland; Sacramento, Kaliforni; dhe Atlanta, Georgia. Objekti i Atlantës është në pronësi të QTS, ndërsa Prime zotëron vendndodhjen e Sacramentos.
Në fund të vitit 2022, Musk mbylli qendrën e të dhënave në Sacramento, duke zhvendosur deri në 2,573 rafte serverash në qendrat e të dhënave në Portland dhe Atlanta. Rreth asaj kohe, X pësoi një ndërprerje shtatë-orëshe. ‘Tesla’ më vonë mori përsipër qiranë e vendit, informojnë mediat.
Qendrat e të dhënave të Digital Realty në Portland, Oregon, kanë një sipërfaqe totale prej 56,500 metrash katrorë, të ndarë midis dy qendrave të të dhënave.
Gjithashtu, kjo nuk është ndërprerja e parë që faqja ka pasur këtë vit. Në mars, faqja pësoi disa ndërprerje të rrjetit. X ka pësuar disa ndërprerje të mëdha që nga blerja e Twitter nga Musk për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.
Rënia e rrjetit X pas problemeve, sipas Downdetector
Komente
