SHBA/Alarm i 007: Putin do ndërhyjë në zgjedhje në favor të Trump, Bernie Sanders kërcënon Moskën

22 Shkurt 2020, 17:44| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 17:49

  • Share

Kandidati demokrat për Presidencialet amerikane, Bernie Sanders ka paralajmëruar Rusinë të qëndrojë larg zgjedhjeve të nëntorit, pas konfirmimeve nga zyrtarë të lartë amerikanë se Moska është përpjekur të ndërhyjë në fushatën e tij zgjedhore.

“Komuniteti i Inteligjencës na konfirmoi se ata po ndërhyjnë në këtë fushatë për zgjedhjet e këtij viti. Ajo që i them Putin, nëse zgjidhem president, është se do bëjë mirë të mos kesh gisht në to”, tha Sanders për gazetarët.

Gjatë një fjalimi në Bakersfield të Kalifornisë, Sanders tha se nuk është e qartë mënyra se si Rusia ka dashur të ndërhyjë në zgjedhje, por theksoi se ka refuzuar fuqishëm cdo përpjekje.

“Ajo që kuptoj unë nga gjithë kjo situatë, vijoi ai, është se ata po përpiqen të ndikojnë në opinionin publik. Gjëja më e shëmtuar në gjithë këtë situatë është përpjekja për të na ngatërruar. Po bëjnë çmos të shkaktojnë kaos, për të shtuar urrejtjen mes amerikanëve. Ndaj, sot dua t’i bëj thirrje Rusisë, të qëndrojë larg proceseve tona zgjedhore”, shtoi senatori i Vermontit, Sanders, i cili shihet si favorit në rradhët e demokratëve.

Ndërkaq, presidenti Trump, gjatë fushatës në Nevada, tha se ndërhyrja ruse është propagandë e nisur nga demokratët.

Më 2016, intelegjenca amerikane kishte raportuar se Rusia ka përdorur një strategji të sulmeve kibernetike përmes lajmeve të rreme kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Një vit më vonë, ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, u zgjodh Këshilltar i Posaçëm për të udhëhequr procesin e hetimeve ndaj Trump dhe më 2019, Mueller dorëzoi një raport 448 faqesh përmes të cilit nuk është vërtetuar ndërhyrja ruse në zgjedhje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?