Cheng Saephan

Emigranti me kancer fiton lotarinë 1.3 miliardë dollarë në SHBA, paratë i ndan me gruan dhe shokun: Iu luta Zotit për ndihmë

30 Prill, 15:36| Përditesimi: 30 Prill, 20:53

  • Share

Një emigrant nga Laosi është është një prej fituesve të xhek potit të lotarisë amerikanë me vlerë 1.3 miliardë dollarë. 46 vjecari Cheng Saephan bleu biletën fituese në Portland në Oregon ku jeton, mes 20 biletave të tjera.

Ai prej vitesh luftonte me kancerin dhe kishte bërë trajtimin e fundit me kimioeterapi 1 javë para se të blinte biletën e llotarisë.

“Ndihem i bekuar, jeta ime ndryshoi. Mund të mbështes familjen time dhe të kujdesem për shendetin tim, të marr një mjek të mirë” tha Saephan për mediat.

Zyrtarët thanë se Saephan vendosi të merrte fitimet e tij në vlerë 422 milionë $, pas zbritjes së taksave. Saephan tha se një pjesë të fitimit do ia japë një mikeshe që i dha 100 dollarë për blerjen e biletave. Ai u tha gazetarëve se do blejë fillimisht një shtëpi në Oregon dhe se do të luajë sërish të provojë fatin.

Sipas ligjit të Oregon, lojtarët e lotarisë nuk mund të mbeten anonimë. Lotaria e Oregon tha se bëri verifikime përpara se të shpallte identitetin e personit që u shfaq për të kërkuar çmimin.

Çmimi prej 1.3 miliardë dollarësh është xhekpoti i katërt më i madh i Powerball dhe i teti më i madhi në lotarie amerikane. Xhekpoti më i madh i fituar nga lotaria amerikane ishte 2.04 miliardë dollarë në Kaliforni në 2022.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?