Bota

SHBA/Hillary Clinton: Trump? Një tornado e korruptuar njerëzore. Joe Biden: Ai u përpoq të vidhte zgjedhjet

27 Shtator 2019, 12:06| Përditesimi: 27 Shtator 2019, 13:28

  • Share

Një "kërcënim" dhe një "tornado njerëzore e korruptuar". Kështu Hillary Klinton e ka quajtur Donald Trump, kundër të cilit është iniciuar procedurën Impeachment dy ditë më parë.

Në një intervistë për CBS, ish Sekretarja e Shtetit dhe kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, tha se: Donald Trump tani është një kërcënim i drejtpërdrejtë, një rrezik i qartë dhe aktual për institucionet e qeverisë sonë, për sundimin e ligjit, për pozicionin tonë në botë.

 Ndërsa e pyetur nëse është mërzitur nga fakti që presidenti vazhdon të thotë që ajo duhet të jetë në burg, duke e akuzuar atë për korrupsion, Klinton tha: Jo, sepse e di që ai është një president i paligjshëm. Ai është një tornado njerëzore e korruptuar.

Biden: Ai u përpoq të vidhte zgjedhjet me ndihmën e të huajve.

Ndërkohë dueli në distance midis Biden dhe Trump vazhdon.

Presidenti Donald Trump ka provuar "të vjedh zgjedhjet". Kështu tha Joe Biden për të cilin Trump, i kërkoi presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të hetojë për të penguar kandidimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Nga Kalifornia Biden theksoi se Trump kërkoi ndihmë jashtë vendit "për të fituar" zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?