Rusi, gjykata fut në burg kritikun e Putinit, Navalny! SHBA dhe BE: Arrestimi i tij, shkelje e të drejtave themelore, lirojeni (VIDEO)

18 Janar 2021, 09:17| Përditesimi: 18 Janar 2021, 17:28

  • Share

RUSI- Kritiku i Kremlinit Alexey Navalny u urdhërua të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë gjatë një seance të mbajtur ditën e sotme në më pak se 24 orë pasi ai u kthye në vend dhe pesë muaj pasi u helmua.

Policia e arrestoi Navalnyn, 44 vjeç, më 17 janar, teksa ai po kryente kontrollin e pasaportës në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania

Arrestimi i Alexei Navalny, kritikut të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, sapo ka mbërritur në tokën ruse ka sjell reagime të shumta nga SHBA-ja dhe BE-ja, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij.

Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell i bëri jehonë thirrjes që Navalny të lirohet "Autoritetet ruse duhet të respektojnë të drejtat e Alexei Navalny dhe ta lirojnë menjëherë. Politizimi i gjyqësorit është i papranueshëm," shkroi Borrell në Twitter.

Ministritë e jashtme të Gjermanisë, Italisë dhe Francës gjithashtu kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny.

"Rusia është e lidhur nga kushtetuta e saj dhe nga detyrimet ndërkombëtare ndaj parimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave civile," tha ditën e sotme në një deklaratë ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas.

"Arrestimi i Navalny gjatë mbërritjes së tij në Rusi është një çështje shumë serioze, e cila na shqetëson. Ne kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm dhe presim që të drejtat e tij të respektohen", shkroi ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio në një cicërimë.

"Franca konsideron arrestimin Alexei Navalny në Rusi shumë shqetësues," tha Ministria e Jashtme Franceze në një deklaratë të dielën. "Së bashku me partnerët e saj evropianë, ajo po ndjek situatën e tij me vigjilencën më të madhe dhe bën thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm."

Përveç Evropës, pa reagime nuk ka mbetur edhe SHBA.

Këshilltari i presidentit të zgjedhur Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ka “dënuar” ndalimin e Navalny.

"Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe autorët e sulmit të egër mbi jetën e tij duhet të mbajnë përgjegjësi," tha në Twitter Jake Sullivan, këshilltari i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë të Biden. "Sulmet e Kremlinit ndaj  Navalny nuk janë thjesht një shkelje e të drejtave të njeriut, por një ofendim ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre."

Navalny është kthyer ditën e djeshme në Rusi, pasi kishte qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani, pasi gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht ra në koma dhe menjëherë është transferuar në Berlin me qëllim kurimin e tij. Sipas diagnostikimeve, kjo erdhi si pasojë i një helmimi për të cilin Navalny ka fajësuar Putin.

Ora 15:04
Gjykata ruse: Navalny,30 ditë në paraburgim

Kritiku i Kremlinit Alexey Navalny u urdhërua të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë gjatë një seance të mbajtur ditën e sotme në më pak se 24 orë pasi ai u kthye në vend dhe pesë muaj pasi u helmua me agjentin nervor Novichok. Lideri i opozitar rus fluturoi përsëri në Moskë nga Gjermania të Dielën dhe u arrestua menjëherë nga oficerët. Ai u mbajt brenda një stacioni policie në qytetin Khimki, në veri të Moskës qendrore. Navalny u vendos në listën e të kërkuarve federalë të vendit muajin e kaluar për shkelje të kushteve të lirimit të tij në lidhje me një dënim të vitit 2014 për mashtrim, të cilin ai e hedh poshtë si të motivuar politikisht. Shërbimi Penal i Federatës Ruse (FSIN) ka kërkuar që një gjykatë të zëvendësojë dënimin e tij me kusht me një burg. Nëse kërkesa miratohet, Navalny ka të ngjarë të burgoset për 3.5 vjet.

Ora 13:38
Video/ Navalny para gjykatës: Kjo seancë, shkalla më e lartë e paligjshmërisë

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny ka dalë para një gjykate në Khimki, vetëm një ditë pasi u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Moskës, pasi erdhi nga Gjermania, ku u trajtua për helmim.

“Gjykimi i Alekseit po ndodh tani në Khimki, në ndërtesën e Departamentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha zëdhënësja e Navalnyt, Lora Yarmysh në një postim në Twitter.

Gjatë seancës Navalnyt  ka thënë se kjo seancë dëgjimore është “shkalla më e lartë e paligjshmërisë”.

Policia e arrestoi Navalnyn, 44 vjeç, më 17 janar, teksa ai po kryente kontrollin e pasaportës në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania. Më herët gjatë 18 janarit, drejtori i Fondacionit Anti-korrupsion të Navalnyt, Ivan Zhdanov, tha se opozitari rus po mbahej në Departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Khimki, në periferi të Moskës. Navalny është ndaluar sepse ai ka bërë një “sërë shkeljesh” së pezullimit të një dënimi të mëhershëm lidhur me përvetësim fondesh, për të cilat Navalny mund të dënohet deri në tre vjet e gjysmë burgim.

Liderët perëndimorë kanë kritikuar Moskën zyrtare pas arrestimit të Navalnyt dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

1610919438_alexeinavalny1.jpg

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 18/01/2021 09:51

    Kur i bejne arrestimet Shba dhe Europa jane ok nuk shkelen te drejtat e njeriut kur i ben Rusia shkelen hahahah me keto propaganda te lodhura , donte ta vriste Putini dhe ky i shpetoj sa per te qeshur jane keto lajme te rreme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?