Foto nga rrugët e Teksas-it në SHBA

SHBA-ja kaplohet nga dëbora, ngrica dhe temperaturat e ulëta! Raportohen të paktën 6 viktima dhe mbeten pa energji elektrike miliona shtëpi

16 Shkurt 2021, 11:48| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 11:54

  • Share

SHBA- Një stuhi dëbore e papërballueshme ka kapluar SHBA-në, duke lënë pas të paktën 6 viktima dhe miliona biznese e shtëpi pa energji elektrike.

Situata paraqitet më emergjente në disa shtete, si Alabama, Oregon, Oklahoma, Kansas, Kentucky, Mississippi dhe Texas.

I ftohti i hidhur i shoqëruar me stuhi, dëborë dhe pasojat e rënda kanë thyer rekorde ditën e hënë në SHBA.

Pavarësisht mobilizimit të ekipeve të specializuara për normalizimin e situatës, pastrimit të rrugëve dhe kthimin e energjisë elektrike në zonat të cilat tashmë është shkëputur, temperaturat e ulëta dhe stuhia do të zgjasë edhe në ditët në vazhdim.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shpalli gjendjen e emergjencës në Teksas duke i hapur rrugë Departamentin të Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të koordinojnë përpjekjet për ndihmë dhe të sigurojnë gjithçka që i nevojitet atyre që janë preken nga stuhia.

Moti i keq ka pezulluar edhe fluturimet në të gjithë vendin si dhe ka penguar vazhdimin e procesit të vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?