Foto nga sulmi i SHBA-së në Jemen

Bota

SHBA-ja kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse në Jemen, raportohet për 38 viktima

18 Prill, 08:56| Përditesimi: 18 Prill, 09:06

  • Share

Ushtria amerikane thotë se ka shkatërruar një terminal karburanti në Jemen gjatë sulmeve të fundit kundër Houthi. Raportohet se të paktën 38 njerëz u vranë dhe 102 të tjerë u plagosën.

Sipas tyre qëllimi i sulmit në portin Ras Isa të Detit të Kuq ishte kufizimi i furnizimeve dhe fondeve për lëvizjen e mbështetur nga Irani.

“Qëllimi ishte të dobësonim burimin ekonomik të fuqisë së rebelëve Houthi, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe t’u shkaktojnë vuajtje të mëdha bashkëkombësve të tyre”, tha Komanda Qendrore e SHBA në një postim në X.

Shtetet e Bashkuara filluan sulmet në shkallë të gjerë muajin e kaluar kundër Houthi. Në atë kohë u shprehën se nuk do të ndaleshin nëse ata nuk pushonin sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthi-t kanë nisur dhjetëra sulme me dronë dhe raketa ndaj anijeve që kalojnë tranzit nëpër rrugë ujore, duke thënë se ata synonin anijet e lidhura me Izraelin në shenjë proteste për luftën në Gaza.

Ata ndaluan sulmet në korsitë e anijeve gjatë një armëpushimi dy mujor në Gaza. Edhe pse ata u zotuan të rifillojnë sulmet pasi Izraeli rinisi bombardimet në Gaza muajin e kaluar, ata nuk kanë pretenduar asnjë që nga ajo kohë.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse që kur Shtetet e Bashkuara nisën sulmet ajrore kundër Houthis në operacionin e tyre më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme- që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në janar, shkroi Reuters.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?