Testimi i një rakete balistike nga ana e Rusisë

SHBA-ja nuk sheh shenja se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore

14 Mars, 08:43| Përditesimi: 14 Mars, 08:45

  • Share

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën vonë se nuk sheh ndonjë tregues se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, pas deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, se ai është i gatshëm ta bëjë këtë, nëse kërcënohet sovraniteti i Rusisë.

“Ne nuk kemi parë ndonjë arsye për ta përshtatur qëndrimin tonë bërthamor, e as nuk kemi parë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Lideri rus ka folur vazhdimisht për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore, prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Jean-Pierre shtoi se “retorika bërthamore e Rusisë” ka qenë “e pamatur” gjatë gjithë kohës prej se ajo e nisi pushtimin e Ukrainës.

Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror, e cila u publikua më 13 mars, Putini e përshkroi presidentin amerikan, Joe Biden, si një politikan veteran i cili i kupton rreziqet e mundshme të përshkallëzimit, dhe tha se nuk mendon se bota po shkon drejt një lufte bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ai tha se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë dhe se “nga pikëpamja tekniko-ushtarake, ne jemi të gatshëm”.

Putini tha se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet “ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia jonë”.

Një kërcënimi të tillë ai e bëri edhe gjatë një fjalimi para kombit në shkurt, kur e paralajmëroi Perëndimin se thellimi i përfshirjes së tij në luftën në Ukrainë rrezikon nxitjen e një lufte bërthamore./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?