Kupa e Botës në basketboll për meshkuj është në ndeshjen finale. Nesër (e diel) me fillim nga ora 14:40 do zhvillohet në Manila, kryeqytetin e Filipineve, finalja mes Gjermanisë dhe Serbisë.
Në "Manila Arena", të dyja kombëtaret kërkojnë të bëjnë të vetin një trofe më shumë se të lakmuar për ta. Befasi në këtë turne ishte largimi në gjysmëfinale i SHBA-së. Kanë qenë pikërisht gjermanët që kaluan Shtetet e Bashkuara me rezultatin 111-113.
Nga ana tjetër Serbia fitoi me Kanadanë 95-86, duke marrë një biletë për në finalen e madhe. Kombëtarja ballkanase ka shanse reale për të marrë trofeun, teksa ka bërë paraqitje të mira në Kupën e Botës.
Për Gjermaninë kjo është finalja e parë në histori, ndërsa Serbia numëron 5 tituj si kampione bote të fituara në kohën e ish-Jugosllavisë, duke treguar trashëgiminë dhe përvojën në sportin e koshit.