Logoja e Departamentit të Thesarit të SHBA

SHBA-ja zgjeron sanksionet, edhe një kompani ruse në Beograd

13 Qershor, 08:02| Përditesimi: 13 Qershor, 08:05

  • Share

Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd. Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”.

Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve. Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin.

Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t'i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë. Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?