Këshilltari i presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se Presidenti Donald Trump dhe Administrata amerikane janë gati të asistojnë mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitonin qytetarët e dy shteteve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje intensive që të shtyjnë Prishtinën dhe Beogradin drejt një marrëveshje finale sa më shpejtë që të jetë e mundur. Për një gjë të tillë kanë emëruar dy Përfaqësues Special dhe kanë shtyrë dy vendet të firmosin tri marrëveshjeve- për rivendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, marrëveshjen për hekurudhën dhe një tjetër marrëveshje për autostradën.
Megjithatë hovi i SHBA’së për arritjen e një marrëveshje po ngadalësohet nga zhvillimet në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti, është duke rezistuar që të heq plotësisht taksën teksa ka deklaruar se procesi do kalojë në disa faza dhe do të jetë në vartësi të sjelljes institucionale të Serbisë.
Emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, menjëherë pas deklaratës së Kurtit ka reaguar duke thënë se taksa 100% ndaj eksporteve serbe duhet të hiqet menjëherë dhe se kryeministri i Kosovës po bën një gabim serioz.
Edhe partneri në qeveri i Vetëvendosjes, kreu i LDK Isa Mustafa është shprehuar se taksa duhet të hiqet në tërësinë e saj dhe jo pjesërisht kurse presidenti Thaçi ka akuzuar kryeministrin Kurti për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trampi apo Trapi është mik sllavi si me rusët ashtu me serbët...! Trampi i martyrs me serbe nga Slovenia dhe Pompeo i martuar me serbe nga Serbia... q’ka do presim ne nga këta...??? Thaqi gjyshin e ka serb .... q’ka presim nga ky...???
Përgjigju