SHBA/Protestat për vdekjen e Floyd, 4 oficerë policie qëllohen me armë

2 Qershor 2020, 10:11| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 10:13

  • Share

Përshkallëzohet dhuna në protestat që ka pushtuar qytetet kryesore amerikane për vrasjen e afroamerikanit George Floyd. Në incidentin më të fundit raportohen se 4 oficerë policie janë qëlluar me armë zjarri gjatë një proteste që u mbajt në qytetin e St.Louis.

Sipas departamentit të policisë së këtij qytetit, 4 oficerët e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për gjetjen e autorëve.

Vdekja e afroamerikanit Goerge Floyd ka shkaktuar një zemërim mbarëkombëtar në SHBA për dhunën e ushtruar nga policia. 46 vjeçari humbi jetën gjatë arrestimit nga policia e Minneapolis pasi kishte përdorur një kartëmonedhe false 20 dollarësh në një dyqan.

Autopsia private për vdekjen e tij tregoi se Floyd kishte humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Ndërsa një tjetër incident u shënua në Buffalo, ku dy oficerë policie u goditën nga një makinë.


Lajmi kryesor:

Protestat për vdekjen e Floyd, Trump: Do nxjerr ushtrinë në rrugë! Plaçkitet Manhattan...Autopsia: Asfiksia, shkaku i vdekjes (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?