SHBA-Publikoi librin me kujtime/ Ish këshilltari i Sigurisë Bolton nën akuzë për zbulim informacioni të klasifikuar

16 Shtator 2020, 12:26| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 12:28

  • Share

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton, po hetohet për zbulimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar, kur ai publikoi një libër me kujtimet e tij në muajin qershor.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së filloi hetimet penale pasi nuk arriti të ndalonte botimin e librit, raporton BBC.

Teksa Bolton i ka mohon të gjitha akuzat, ai në në libër, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike.

Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i Sigurisë Kombëtare më 2018-19, gjithashtu pretendon se vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtohen nga dëshira e tij për rizgjedhje.

Në kohën e botimit të librit "Dhoma ku ka ndodhur: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, presidenti Trump e bëri të qartë se ai donte që ish-ndihmësi i tij të ndiqej penalisht, duke e përshkruar atë si "jashtëzakonisht të paaftë" dhe "një gënjeshtar".

Në një deklaratë, avokati i Boltonit, Charles J. Cooper tha se "ambasadori Bolton refuzon prerazi çdo pretendim që ai ka vepruar në mënyrë të pahijshme, e lëre më në mënyrë kriminale, në lidhje me botimin e librit të tij, dhe ai do të bashkëpunojë plotësisht, siç ka punuar gjatë gjithë kohës, me çdo hetim zyrtar për sjelljen e tij".
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?