SHBA/Shtëpia e Bardhë: Studimi konfirmon ilaçin chloroquine për trajtimin e Covid

4 Korrik 2020, 10:45| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 11:36

  • Share

Shtëpia e Bardhë tregon edhe njëherë efektivitetin e chloroquine-ës kundër koronavirusit.

Peter Navarro, këshilltar për tregtinë dhe politikat industriale i Presidentit Donald Trump, është shprehur se sipas një studimi të mjekëve në spitalin Henry Ford në Michigan, nëse ilaçi merret në fazën fillestare të sëmundjes, ai ul në 50% shkallën e vdekshmërisë te të sëmurët dhe nuk jeo efekte anësore.

"Kjo do të thotë se nëse do të kishim përdorur hidroksilklorinë që nga fillimi I pandemisë, ne mund të kishim shpëtuar dhjetëra mijëra njerëz nga vdekja,” - tha Navarro. Presidenti Trump ishte një mbështetës i fortë i përdorimit të chloroquines, më të cilën ai tha se ishte trajtuar për dy javë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?