SHBA-të festojnë 244 vjetorin e Pavarësisë, mes pandemisë dhe protestave për rishkrimin e historisë! Trump: Fashizmi po sulmon vlerat

4 Korrik 2020, 09:15| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 13:28

  • Share

SHBA festojnë sot 244 vjetorin e Pavarësisë, mes pandemisë dhe vrullit të lëvizjeve antiraciste për të rishkruar historinë, përmes heqjes së simboleve pro skllavërisë

Ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë përvjetor autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve të mos dalin në festime dhe tubime të tjera nga frika e përhapjes edhe më shumë të pandemisë prej Covid 19, e cila deri tani ka shkaktuar vdekjen e 130 njerëzve për një total të prekurish prej 2.8 milionë.

Shumë shtete kanë shpallur deri edhe Gjendjen e Jashtëzakonshme, teksa dhe kanë rikthyer shumë prej masave të bllokimit dhe izolimit.

Veç pandemisë, protestat antiraciste antiraciste që kanë pështjelluar edhe më shumë situatën, u përshkallëzuan pas vrasjes së afrikano amerikanit George Floyd nga një agjent policie më 25 maj të këtij viti.

Gjethet e pemës gjenealogjike të historisë amerikane, dhe jo vetëm nisën të bien. Aktivistët e lëvizjes Black Lives Matter kanë sulmuar, vandalizuar deri dhe shkulur nga rrënjët dhe hedhur në lumë statuja të ish epokës së kolonializmit dhe skllavërisë si në Mineapolis apo dhe Karolina e Jugut dhe Virxhinia

Presidenti amerikan, Donald Trump tha dje se Shtetet e Bashkuara janë nën sulm nga një “fashizëm i ri i majtë” që ka një sjellje “totalitare” ndaj vlerave dhe historisë amerikane.

Shumë afrikano-amerikanë dhe një numër në rritje nga grupe të tjera racore besojnë se simbolet e Konfederatës kanë konotacione raciste ndërsa shumë të bardhë, veçanërisht në shtetet jugore, pohojnë se ato janë pjesë e trashëgimisë.

Lufta për drejtësi racore vazhdon ndërsa Amerika feston sot Ditën e Pavarësisë, megjithëse në një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA, shkruar nga Presidenti Jefferson më 1776, shkruhet, "Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?