Flamuri i SHBA-së

Bota

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë! Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin strategjik

4 Korrik, 08:03| Përditesimi: 4 Korrik, 09:46

  • Share

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.

Urimii i parë erdhi nga Presidenti Bajram Begaj ku shprehu mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Gëzuar 4 Korrikun ! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkroi Begaj.

Festimi i 4 korrikut nderon nënshkrimin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë nga 'baballarët' themelues të SHBA-së. Diplomati i njohur i shtetit, Thomas Jefferson së bashku me filozofin politik Benjamin Franklin ishin ndër emrat e shumtë që hoqën dorë nga sundimi britanik dhe i shpallën kolonitë e Amerikës së Veriut si shtete të lira.

Dita e Pavarësisë në SHBA kremtohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

lajm ne perditesim...

Ora 09:31
249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin strategjik

1749190570_begaj.png

Foto: Bajram Begaj

SHBA sot feston 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehte se vendi ynë shpreh mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

“Gëzuar 4 Korrikun ! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, dhe presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Ora 08:19
Festa e Pavarësisë së SHBA/ Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit amerikan

Foto: Kosovë

Sot SHBA-të festojnë 249-vjetorin e Pavarësië. Në nder të kësaj dite ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh dhe blu- në simbol të flamurit amerikan.

Ky veprim simbolik u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X tha se ndriçimi i objektit qeveritar përfaqëson “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Happy 4th of July!”, thuhet në urimin e Ambasadës, ndërsa Kosova, si çdo vit, nderon aleatin e saj më të madh në ditën e Pavarësisë së tij.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?