SHBA-Tornado në kohë pandemie, 6 viktima në Mississippi, qindra ndërtesa të shkatërruara në Luiziana (VIDEO)

13 Prill 2020, 09:29| Përditesimi: 13 Prill 2020, 10:00

  • Share

Tornado të fuqishme kanë goditur Mississippin, në SHBA duke vrarë 6 persona dhe duke dëmtuar qindra ndërtesa në Luiziana .

Zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Motit thanë se fillimisht shteti u përfshi nga erëra të forta deri sa më pas tornado u shfaqën pranë kufirit mes Mississippit dhe shtetit të Alabama.

Po sipas Shërbimit të Motit, tornado të shumta dhe erëra të forta goditën edhe pjesë të Luizianës si shkak I të vilave pati mijëra ndërprerje të energjisë elektrike.

Jamie Mayo, kryebashkiaku i Monroe, tha se prej stuhisë janë dëmtuar rreth 300 ndërtesa.

Të paktën dy tornado goditën gjithashtu edhe Teksasin dhe për pasojë në disda aeroporte u ndërprenë fluturimet si dhe pati shumë ndërprerje të energjisë.

Strehim në mes të koronavirusit

Të goditur nga më shumë se një duzinë tornado, banorët e Marble Falls, rreth 50 milje në lindje të Austin, janë strehuar në disa qendra sociale të ofruara nga autoritetet të cilët i kanë këshilluar gjithashtu të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën sociale në ambjentet e ofruara. 

Kryetari i Bashkisë Monroe Mayo tha se ai u kishte kërkuar hoteleve t'u ofrojnë dhoma njerëzve të mbetur të pastrehë nga stuhitë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?