Ukraina dhe SHBA po shkojnë drejt firmosjes së një marrëveshjes së shumëpërfolur për mineralet.
Mediat botërore citojnë burime në shtëpinë e bardhë dhe në Kiev të cilat thonë se marrëveshja mund të firmoset, madje finalizimi është çështje orësh.
Burime mediatike në Ukrainë thonë se dokumenti që do të firmoset është shumë më i përmirësuar në raport me atë të muajve të mëparshëm që sollën ngërç mes Zelenskyt dhe Uashingtonit, i cili kulmoi me përplasjen e tij me Donald Trump në zyrën ovale.
Sipas burimeve që janë njohur me përmbajtjen e dokumentit, SHBA do ti shfrytëzojnë mineralet e Ukrainës sipas një pakti përfitimi 50-50, ndërsa pikëpyetjet mbeten tek shtrira gjeografike e tokave që përmbajnë këto minerale, pasi një pjesë e mirë e tyre ndodhet në territoret e pushtuara nga Rusia.
Komente
