Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

SHÇBA arreston 4 punonjës të Policisë Kufitare në Qafë-Botë, urdhri nga Krimet e Rënda

6 Qershor 2019, 12:16| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 14:45

  • Share

Katër punonjës të Policisë Kufitare janë arrestuar nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave. Policët e arrestuar punonin si kontrollorë në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botit në Sarandë.

Urdhër arresti për katër Policët Kufitar ka ardhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por përfshirja e Krimeve të Rënda për arrestimin e tyre e bën më të ndërlikuar rastin në fjalë.
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?