Ekonomi

Çmimi energjisë arrin një tjetër rekord, OSHEE blen vetëm 60 % të sasisë se kërkuar të energjisë për 7 ditë me vlerë rreth 13 mln euro

15 Tetor 2021, 15:50| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 18:35

  • Share

Vetëm për 6 ditë kërkesa e nevojshme për të siguruar energjinë elektrike në vendin tonë është 75.6 mijë megavat në orë. Për sigurimin e saj OSHEE ka zhvilluar ankandin e radhës për të blerë këtë sasi të nevojshme për periudhën 18-24 tetor.

Por nga ankandi shoqëria FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë), pjesë e OSHEE Group ka siguruar vetëm 60% të sasisë së kërkuar ose mbi 45 mijë megavat me çmim mesatar 287.48 euroÇmimi energjisë arrin një tjetër rekord, OSHEE blen vetëm 60 % të sasisë se kërkuar të energjisë për 7 ditë me vlerë rreth 13 mln euro wh që kap një vlerë rreth 13 milion euro. Blerja e energjisë me çmimin 287.48 euro është një tjetër rekord që vlera e energjisë elektrike ka kapur në bursë. FTL do të hapë një tjetër ankand për plotësimin e sasisë së mbetur.  

Në procedurën e zhvilluar përmes platformës online morën pjese 11 shoqëri vendase dhe të huaja. Në ankand ka patur oferta me çmim deri ne 400 euro megavat/h. Në tre ankandet e mëparshme çmimi mesatar për megavat ishte 259 euro e blerë nga OSHEE.

Në 3 ankandet e zhvilluara 3 ditë më parë u blenë 24.920 MWh energji, nga 44.400 megavat që u kërkua në total. Sasia e parë e energjisë prej 19.400 MWh, u ble me çmim mesatar 255.79 euro për megavat dhe kushtoi më shumë se 4.9 milionë euro, ndërsa sasia e dytë e energjisë prej 5.520 megavat u ble më shtrenjtë. Në total për të dyja sasitë çmimi mesatar për megavat ishte 258.47 Euro, dhe kushtoi në total 6.44 milionë euro.

Menjëherë pas njoftimit se bota po përfshihet nga një krizë energjetike, çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare kanë arritur në vlera stratosferike. Në ankandin e parë të ditës së hënë (11 tetor), kompanitë ofruan çmime deri në 315 euro për megavat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?