Për shumicën nga ne puna është një nga gjërat më të rëndësishme, pasi aty kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Disa shkojnë me dëshirë në punë, disa të tjerë jo dhe aq, shpesh herë kjo mund të lidhet me eprorët që kemi mbi kokë. Kemi dëgjuar të flitet për preferencë shef Mashkull apo shef Femër në punë? Po cili vërtet t’a bën punën më të lehtë? Përgjigjet janë të ndryshme. Në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ disktuam me aktivisten Sevim Arbana dhe pedagogen Xhoi Jakaj. Sipas studimeve vetë femrat parapëlqejnë një shef mashkulli, edhe pedagogia Xhoi Jakaj duke u bazuar në eksperincën e saj personale u shpreh se gjithmonë është ndjerë më mirë kur lider ka qenë një shef mashkull.
“Me shefat meshkuj e kam pasur më mirë se me shefet gra. Arsyen nuk e kam zbuluar kurrë.Një shef mashkull është më mendjehapur, më i qetë në punë nuk merret më vogëlsira që merremi ne gratë shpeshherë, jep frymën pozitive edhe kur dicka është negative” tha ajo.
Xhoi Jakaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së burgut të grave në Tiranë, ndërsa për largimin nga puna u shpreh se ishte kërkesë e shefes së re, duke shtuar edhe një motivacion tjetër përse për të, një lider mashkull drejton më mirë.
Unë në fund të ditës nga detyra kam ikur nga një grua, kjo të dhemb shumë. Unë kalova katër ministra burra, asnjëri nuk më largoi, i pesti që erdhi tha ti tani duhet të hapësh krahun jep dorëheqjen dhe ik” rrëfeu ajo gjatë një interviste në Report Tv.
Ndërsa u shpreh se në Shqipëri vështirë se karakeristikat e duhura për të qenë një lider merren në konsideratë, kjo pasi sipas saj karrigia fitohet përmes angazhimeve politike.
“Mua më ka rënë të jem shefe por edhe të kem shef dhe shefe, kështu që në të gjitha eksperiencat e jetës sime kam pasur të bëj me këto të dy elementë. Mendoj që ka të bëjë shumë edhe mosha e kapjes së karrierës, karakteri si dhe intelegjenca natyrale por edhe të qënit i shkolluar ose jo i shkolluar. Për fat të keq në Shqipëri si shefet gra ashtu edhe burra duke u atashuar pas një partie politike, pa arritur në pjekurinë e moshës për të qënë shefe kanë poseduar një karrige” tha ajo.