Foto ilustruese

‘Ka humbur një vajzë! Policja: Çfarë vit prodhimi është?’ Komente seksiste për vajzat e mitura nëpër grupe! Pezullohet për 30 ditë shefi i Krimeve në Tiranë

17 Mars 2023, 15:04| Përditesimi: 17 Mars 2023, 21:20

  • Share

TIRANË- Është e trishtë kur mentaliteti i shoqërisë të përdhos në saj të gjinisë, por mesa duket për shefat e komisariateve dhe për efektiven e njohur thjesht si Ina është një metodë për të bërë ‘gallatë kolektivi’. Bëhej fjalë për një vajzë të mitur e cila ishte zhdukur pa lënë gjurmë, gjë që nëpër komunikime nëpër grupe “ËhatsApp”-i “ndezi” efektivët të përdoronin gjuhë fyese dhe denigruese për 16-vjeçaren. Mesazhet, u publikuan me shpejtësi në media, ndërsa sot, AMP ka nisur hetimin disiplinor ndaj 3 punonjësve të policisë. Ndërkohë është pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefi për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë.

Mesazhet për 16-vjeçaren ishin ulëritëse, përdhosëse, të ulëta dhe pjesë e një zhargoni rruge përdorur nga njerëz që në vend që të falin besim dhe siguri tek qytetarët, vazhdojnë të ndjekin shembullin e padrejtë të patriarkatit.

Pjesë nga biseda skandaloze:  

R.: Kjo vajzë është larguar nga banesa. Të shoqërohet në komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë viti prodhimi ëhstë shef?

R.: Vit i fundit duket.

P.: Shikoje Ina, nga prapakolpi.

Ina: Si urdhëron shefi, fshati që duket s’ka nevojë për kallauz.

Vazhdojnë...

Ora 21:04
Publikimi i bisedës seksiste për të miturën e zhdukur, policia pezullon për 30 ditë shefin e Krimeve në Tiranë: Po kryejmë hetimet e plota për rastin

1678870765_1666243212rey.jpg

Pas publikimit të bisedës seksiste për të miturën e zhdukur, policia pezullon për 30 ditë shefin e Komisariatit.

"Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën ËhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit", njofton policia.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 19/03/2023 09:26

    Qe te njohesh Inen e Komisariatit Nr.1 duhet te beni ndonje denoncim dhe te shikoni c’fare niveli eshte ajo edhe ai i krimeve. Ti flet ata hane sufllaqe dhe sanduic. Dhe denoncimi juaj kuptohet qe merr ‘rrugen e duhur’! Nuk eshte faji i Rames, asaj ju dha nje mundesi u be heroine, por………..!

    Përgjigju
  • Titi: 18/03/2023 08:42

    Ueeeeee , ca behet ne kete vend . Ky R... i shkrete vetem nje fjali tha , dhe ajo ishte fjalia me e paster e komunikimit , P.H qe eshte edhe shef kom bashke me dashnoren e tij Inen ca nuk thane dhe si gjeti gje .Kjo nuk eshte me policia e shtetit po nje kartel kriminal , turp turp turp cfare po ndodh ne ate institucion .

    Përgjigju
  • Goni: 17/03/2023 22:14

    :-) ,ja futet shefit te krimeve eee,per te mbrojtur shefin e komisariatit peteit halon ee,cfar ofendimi per inteligjencen ky pezullim,pergjegjesia ne ate komunikim eshte evidente e shefit te komisariatit pasi ata te tjeret tallen me vajzen e zhdukur pasi shefi i madh thote aty “shifi parakolpin ina”,njerez qe nuk ju skuqet surrati dhe trasheni me rrogat qe merrni kot.

    Përgjigju
  • Ardi: 17/03/2023 21:59

    Policia qe ne kohen e saliut dhe deri me sot disa prej policeve te degjeneruar dhe te korruptuar dhe kur ka hall hallexhiu ose femra me shum tallen se e ndihmojn ,dhe kur e keqtrajton burri tallin bythen policat plehrat.

    Përgjigju
  • Agron: 17/03/2023 18:24

    Cfar nivel i turpshem i policise ne pergjithesi dhe i shefave ne vecanti,ordinera te promovuar ne karriere pa pike merite,eshte e veshtire ose pothuajse e pamundur qe nga gati 300-400 shefa policie ne gjithe shqiperine te gjesh ndonje te afte apo te edukuar,bastarde qe skane lexuar nje liber ne jeten e tyre por njohin vetem intrigat e pushtetit.me vjen keq per vartesit e tyre te ndershem qe shikojne keta shefa te peshtire cdo dite te jetes se tyre.por dhe met rrumbullaki eshte fix shefi i madh (ne nje mbledhje me efektivin e rolit baze i kercenonte dhe i thonte ju dua 24 ore ne pune ,a thua se ishin ushtare dhe jo oficere me familje ,ja dhuna verbale e tij pasqyrohet deri te shefat e preferuar te tij deri poshte).

    Përgjigju
  • Manjola: 17/03/2023 17:54

    Te them te drejten, e lexova diku tjeter tekstin te plote, por pervec faktit te gjendjes se peshtire qe me krijuan si femer kur i lexoj(pa harruar dhe ate te renea-s qe ne e paguajme per te kapur kriminelet e ai thote gjeta miell buke jo droge tek makina e trafikanteve), shqetesuese eshte dhe analfabetizimi i i ketyre funksionareve te mjere, nje tip Rustem Dervishi shkruan datlinja e plot thagma te tjera. Eshte tamam uluritese ku jetojme

    Përgjigju
  • Inna: 17/03/2023 16:19

    Dhe te mendosh qe kjo Ina ka qen ajo heroina qe ju keput gishti edhe te gjithe kemi shfaqir keqardhje. Sot kjo ordinere pa pike turpi tallet me nje vajze te re edhe tregon muhabete seksiste me dashnoret e saj. Pse mos goce nga hero u transfero ne e urryer.

    Përgjigju
  • Turp: 17/03/2023 16:14

    Policia qe s'duam!

    Përgjigju
  • Folsi: 17/03/2023 15:41

    Kjo eshte fytyra e vertete e policis se Shtetit!

    Përgjigju
  • Shefi: 17/03/2023 15:11

    Ah mora shefa e kurvat e policise.. ju vetem krimi ju vjen hakut Ju a fusin ne goje, se kshu me hallexhinjte beni si trima ju plera Dhe perfitoni e intimidoni neper zyra Jeni llum o plera, po lutni zotin qe sju ka has sharra ne gozhde naiher, Por sic duket dikur del e drejta.. Hani k.. tashi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?