Sarajeve- Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns po viziton Ballkanin. Pas vizitës në Sarajevë të martën e 20 gushtit, ai ka mbërritur sot në Beograd, ndërsa është pritur në Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA).
Në faqet zyrtare të Presidencës dhe Qeverisë së Serbisë, tani për tani nuk ka njoftime zyrtare për takimet e mundshme me zyrtarin e lartë amerikan.
Ndërkohë gjatë qëndrimit në Sarajevë Burns zhvilloi takime me kolegët nga komuniteti i inteligjencës, anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), si dhe me ministrin e jashtëm të Bosnjës.
Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, ishte në Sarajevë për të diskutuar "retorikën dhe veprimet shqetësuese secesioniste të presidentit dhe qeverisë pro-ruse të entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës’ tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar qeveritar amerikan.
Burns, i cili mbërriti në Sarajvë nga një mision diplomatik në Izrael si pjesë e SHBA gjatë përpjekjeve për të negociuar një armëpushim në Gaza, mbajti takime në presidencën boshnjake me kolegët e shërbimit të Inteligjencës, anëtarët e presidencës dhe ministrin e Jashtëm, tha zyrtari.
“Ata diskutuan çështje me interes të ndërsjellë, të cilat përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës,” shkruan Rel, duke cituar zyrtarin amerikan, i cili ka kërkuar që të mos përmendet emri
Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, presidenti pro-rus i entitetit serb të Bosnjës, ka ngritur shqetësime mes aleatëve perëndimorë të Bosnjës për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Dodik ripohoi pas takimit në shkurt me Putinin në republikën ruse të Tatarstanit se Republika Srpska nuk do t'i bashkohej sanksioneve perëndimore kundër Moskës për pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.
Deklaratat e Dodik kanë qenë një nga pengesat kryesore në përparimin e Bosnjës drejt anëtarësimit në BE që kur ajo u bë kandidate në vitin 2022.
Almir Dzuvo, shefi i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës, konfirmoi më herët për Radion Evropa e Lirë se Burns ishte në Sarajevë. Burns “përcolli mbështetjen e tij dhe bashkëpunimin e SHBA me agjencitë e inteligjencës boshnjake”, tha shefi i inteligjencës boshnjake për Radion Evropa e Lirë gjatë takimit të tij me Dzuvo.
Shefi i diplomacisë së Bosnjës, Elmedin Konakoviç, i cili gjithashtu u takua me Burns, tha se Bosnja "ka marrë edhe një herë konfirmimin e mbështetjes së plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës dhe dënimin e mesazheve dhe lëvizjeve secesioniste".
Konakovic tha se gjatë takimit është përcjellë nje mesazh universal se administrata amerikane është "shumë e qartë se partneri i politikës së jashtme të Bosnjës është ende i vendosur me Bosnje-Hercegovinën". Megjithatë rezervoi të jepte më shumë detaje nga diskutimet.
Margarita Assenova, një anëtare e Fondacionit Jamestoën në Uashington, tha se Serbia ka nxitur telashe në Bosnje për disa kohë dhe është bërë "më e dukshme dhe më e rrezikshme".
Vizita e Burns është një "mesazh shumë i mirë" për Serbinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë veprimet e tij, tha Assenova.
Problemet në Ballkan do të ishin në favor të Kremlinit pasi mund të largonte vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës nga lufta e Rusisë në Ukrainë, shtoi ajo, duke vënë në dukje se presidenti Joe Biden luajti një rol aktiv në politikën e jashtme amerikane ndaj Ballkanit gjatë kohës që ishte në Senat dhe shërbente në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Vizita e shefit të CIA-s tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe se Bosnja është në krye të prioriteteve të politikës së jashtme amerikane, gjë që është shumë e rëndësishme për ne
Ish-diplomat dhe ish-ambasador amerikan në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë. Burs u emërua në janar të vitit 2021 si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.
Drejtori i fundit i CIA-s që vizitoi Bosnje-Hercegovinën ishte John Brennan në vitin 2016.