Ed Cassano

Shefi i ekipit që zbuloi mbetjet e ’Titan’ përlotet teksa flet për kërkimet: S’e kemi marrë veten, më falni!

1 Korrik 2023, 16:48| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 16:54

  • Share

Shefi ekzekutiv i ‘Pelagic Research Services’ e njëkohësisht njeriu që drejtoi ekipin që gjeti mbetjen e nëndetëses ‘Titan’ Ed Cassano, ka dhënë një deklaratë të shkurtër sa i takon të gjithë operacionit të kërkimit.

Ai tha se ekipi i tij u vu në lëvizje më 18 Qershor, menjëherë pasi nëndetësja u zhduk.

“E thjeshtë, ne ishim fokusuar në operacionin e shpëtimit”, tha ai. Kompania e tij dërgoi mjete dhe disa zhytës për të zbuluar mbetjet.

"Ne ishim gjithmonë të vetëdijshëm për anëtarët që ndodhesin në anijen Titan," tha për mediat Ed Cassano.

Megjithatë, kur automjeti i drejtuar nga distanca në thellësi të Oqeanit mbërriti në vendin e mbytjes së Titanikut, 90 minuta pas nisjes së tij, shpresat për një shpëtim nuk zgjatën shumë, shpjegoi zoti Cassano.

‘Menjëherë pasi mbërritëm në fund të detit, zbuluam mbetjet e Titan’, shton ai. Në një moment, ai psherëtin dhe mezi mban lotët pasi për të ishte një punë e lodhshme kërkimore që kishte si rezultat një fatkeqësi të madhe.

“Më falni, ende se kemi marrë veten, shumë emocione! Njerëzit janë lodhur.”- u shpreh ai.

Anëtarët e bordit që humbën jetën në nëndetëse

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?