KOSOVË- Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serbë kanë dhënë dorëheqje, rreth një muaj nga fillimi i punës.Presidentja Vjosa Osmani tha se dorëheqja e tyre është rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.
“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit. Do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.
Ndërkohë, Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, përmes një postimi në Facebook shkroi se ishte i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës. Ai tha se këto zhvillime shqetësuese po i ndjekin nga afër dhe se përbërja e policisë duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.Giovanni tha se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti.
“Duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 pjesëtarëve serbë të Kosovës të saporekrutuar në Policinë e Kosovës. EULEX-i po i përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet ta pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës ata i shërbejnë dhe e mbrojnë. Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar t’i mbështesë përpjekjet e Policisë së Kosovës që synojnë zhvillimin e punës policore efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në kuadër të fushëveprimit më të gjerë të sundimit të ligjit”, shkroi ai.
Nuk pati ndonjë konfirmim nga policia e Kosovës për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj të policisë, pjesë e një grupi prej 46 pjesëtarëve nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik Emrat e disa prej tyre janë përmendur në rrjetet sociale në gjuhën serbe dhe janë sulmuar për përfshirje në radhët e policisë së Kosovës, prej nga në nëntor të vitit të kaluar janë larguar disa qindra policë serbë.
Pjesëtarët e rinj të policisë filluan punën mes tensioneve në veri të Kosovës të cilat u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.
Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës. Osmani shkruan se dorëheqja e tyre është rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.
“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit. Do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, përmes një postimi në Facebook shkroi se ishte i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës, ku reaguan edhe ambasadori gjerman dhe amerikan në Prishtinë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, i cili ripostoi shkrimin e shefit të EULEX-it, ritheksoi fjalët që kishte shkruar edhe Barbano.
“Përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po i ndjekim nga afër këto zhvillime”, ripostimi i fjalëve të Barbanos nga Ambasadori amerikan, Hovenier.
Gjithashtu edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde tha se pajtohej plotësisht me fjalët e shefit të EULEX-it.
“Pajtohem plotësisht. Një vend shumetnik kërkon një polici shumetnike. Të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikë”, shkroi ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde.
Nuk pati ndonjë konfirmim nga policia e Kosovës për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj të policisë, pjesë e një grupi prej 46 pjesëtarëve nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik
Emrat e disa prej tyre janë përmendur në rrjetet sociale në gjuhën serbe dhe janë sulmuar për përfshirje në radhët e policisë së Kosovës, prej nga në nëntor të vitit të kaluar janë larguar disa qindra policë serbë.
Pjesëtarët e rinj të policisë filluan punën mes tensioneve në veri të Kosovës të cilat u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.
Si përfundim, Giovanni tha se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti dhe se ky mision është i përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e Policisë së Kosovës që synojnë zhvillimin e punës policore efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në kuadër të fushëveprimit më të gjerë të sundimit të ligjit.
Kujtojuani kete rast atyre qe ju vune sanksione.Kush ka te drejte tani?
Përgjigju