Ken MCcallum

Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë

8 Tetor, 18:04| Përditesimi: 8 Tetor, 18:08

  • Share

Në fjalimin e tij të përvitshëm shefi i inteligjencës britanike Ken MCcallum akuzoi gjithashtu Iranin se fshihet pas tentativave të njëpasnjëshme destabilizuese në Britani. McCallum thotë se kërcënimet terroriste të mbështetura nga shtete të tjera janë rritur me 48% vitin e kaluar, teksa Rusia dhe Irani ua kanë deleguar punët ë pista kriminelëve dhe trafikantëve.

“Në veçanti është inteligjenca ruse e cila ka qenë në një mision të vazhdueshëm për të krijuar kaos në rrugët britanike dhe evropiane. Kemi parë zjarrvënie, sabotim dhe shumë veprime të rrezikshme të kryera për përhapjen dhe rritjen e kaosit dhe pasigurisë”, ka thënë Ken MCcallum.

Tendenca terroriste për të cilën shefi i spiunazhit tha se e shqetësonte më shumë ishte një kërcënim përkeqësues nga Al Kaeda, që kërkon të përfitonte nga konflikti në Lindjen e Mesme, dhe veçanërisht Shteti Islamik, i cili kishte rifilluar përpjekjet për të eksportuar terrorizmin. Që prej Janarit të 2022, ai tha se inteligjenca britanike dhe policia ka trajtuar mbi 20 raste të përpjekjeve iraniane që përbënin kërcënim për britanikët dhe rezidentët.

“Ne kemi parë komplot pas komploti këtu në MB, me një ritëm dhe shkallë të paparë”, shton ai.

Shqetësimi i shefit të inteligjencës britanike vjen kur Ukraina dhe Rusia nuk duken afër një marrëvëshjeje për armëpushimin, ndërsa situata në lindjen e mesme rrezikon të përshkallëzohet dhe zgjerohet më tej.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?