Richard Moore

Bota

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe! Ai po gënjen botën

19 Shtator, 14:40| Përditesimi: 19 Shtator, 14:43

  • Share

Shefi në largim i MI6, Inteligjencës Sekrete Britanike, Richard Moore, tha se nuk sheh “asnjë provë” që presidenti rus Vladimir Putin ka ndonjë interes në një paqe të negociuar përveç kapitullimit të Ukrainës,

Gjatë një konference për shtyp në Stamboll, ai tha se Putin po “na shtyn” me premtime për përparim në paqe.

“Ai kërkon të imponojë vullnetin e tij perandorak me të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Por nuk mund të ketë sukses”, tha Moore. Thjesht, Putini ka kafshuar më shumë sesa mund të përtypë. Ai mendoi se do të fitonte lehtë. Por ai - dhe shumë të tjerë - i nënvlerësuan ukrainasit”, tha Moore.

Moore shtoi se pushtimi kishte forcuar identitetin kombëtar ukrainas dhe kishte përshpejtuar trajektoren e saj drejt perëndimit, si dhe kishte shtyrë Suedinë dhe Finlandën të bashkoheshin me NATO-n.

“Putini është përpjekur ta bindë botën se fitorja ruse është e pashmangshme. Por ai gënjen. Ai gënjen botën. Ai gënjen popullin e tij. Ndoshta ai gënjen edhe veten”, tha Moore në një konferencë për shtyp.

Në fund Mori nënvizoi se Putin po “hipotekonte të ardhmen e vendit të tij për trashëgiminë e tij personale dhe një version të shtrembëruar të historisë” dhe lufta po “e përshpejtonte këtë rënie”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?