Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin me presidentin amerikan, Donald Trump. Dy liderët janë takuar për herë të fundit në Mar-a-Lago më 22 nëntor, menjëherë pas fitores së Trumpit në zgjedhje.
“NATO është bërë shumë më e fortë falë veprimeve të mia,” tha Trump gjatë takimit në Zyrën Ovale me Rutte, duke theksuar se ka marrë informacione se “gjërat po shkojnë mirë në Rusi” dhe se ka pasur “diskutime shumë serioze me Putinin dhe të tjerët.”
Deklaratat e presidentit Putin nga Bjellorusia në lidhje me propozimin e SHBA-ve për një armëpushim 30-ditor me Ukrainën, Trump i cilësoi "shumë premtuese”, sipas raportimeve të agjencisë Bloomberg.
Gjithashtu ai tha se shpreson që Moska "të bëjë gjënë e duhur,” duke lënë të kuptohen pritshmëritë e tij për një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Takimi i së enjtes në Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa Trump ka ripërsëritur thirrjet që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrotjen e tyre.
Nga tridhjetë e dy vende anëtare të NATO-s, njëzet e tre përmbushin objektivin prej 2 për qind si shpezime për mbrotjen, nga vetëm gjashtë vende që ishin në vitin 2021.
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s foli gjithashtu mbi nevojën që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrotjen e tyre, por ai theksoi se paraleshit duhet rritur edhe ritmi i prodhimin në industrinë e mbrojtjes, pasi vendet e NATO-s, siç tha ai, janë pas Rusisë dhe Kinës në këtë aspekt.
Trump tha të enjten se nuk do të ndryshojë mendje në raport me vendosjen e tarifave reciproke gjithëpërfshirëse, për të gjithë partnerët tregtarë, më 2 prill.
Ai e ka mbrojtur politikën e tij për vendosjen e tarifave dhe ka thënë se shumë shpejt bizneset vendase do të shohin përfitimet prej saj.
"Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq", tha ai. “Ata po padisin Google-in, Facebook-un, e po marrin miliarda dollarë nga kompanitë amerikane”.
Komente
