Mark Rutte

Bota

Shefi i NATO-s mesazh SHBA dhe Evropës: Nuk është koha për të ecur vetëm

26 Mars, 21:05| Përditesimi: 26 Mars, 21:09

  • Share

Në mesin e tensioneve në rritje për të ardhmen e NATO-s dhe pikëpamjeve të ndryshme për Rusinë, shefi i aleancën Mark Rutte paralajmëroi SHBA dhe Evropën kundër çdo tundimi për të ecur vetëm. 

"Më lejoni të jem absolutisht i qartë, nuk është koha për të ecur vetëm. Jo për Evropën apo Amerikën e Veriut. Sfidat globale të sigurisë janë shumë të mëdha për secilin prej nesh për t'u përballur vetë. Kur bëhet fjalë për mbajtjen e sigurt të Evropës dhe Amerikës së Veriut, nuk ka alternativë ndaj NATO-s", tha Rutte.

Thirrja e Rutte për unitet transatlantik erdhi disa ditë pasi Atlantic raportoi se sekretari i Mbrojtjes i SHBA Pete Hegseth dhe zëvendëspresidenti JD Vance ishin ankuar për aleatët evropianë në një grup në Signal. 

I pyetur nëse aleatët mund të kenë ende besim te SHBA pas polemikave, Rutte u tha gazetarëve: 

"Absolutisht, a mund t'u besojmë amerikanëve, po. Ata janë partneri ynë më i madh, aleatët më të mëdhenj në NATO."

Shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë, kanë njoftuar planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump duket se ka krijuar një afrimitet me homologun rus Vladimir Putin në përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?