Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndihma ushtarake nga aleatët dhe partnerët i ka përmirësuar ndjeshëm gjasat e Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj të paprovokuar.
Deklarata e shefit të NATO-s erdhi përderisa Kievi zyrtar raportoi se luftime të ashpra po zhvilloheshin për ta fituar kontrollin e Bahmutit, qytet në lindje të Ukrainës që ka qenë epiqendra e ofensivës ruse.
Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se më shumë se 98 për qind e pajisjeve luftarake të premtuara nga aleatët tashmë i janë dorëzuar Ukrainës.
Megjithatë, shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi se nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrë Rusinë pavarësisht nga mbështetja ushtarake e paprecedentë që Ukraina mori nga partnerët dhe aleatët e saj.
Deklaratat e Stoltenbergut erdhën mes raporteve se Kievi po përgatiste një kundërofensivë të shumëpritur që mund të niste sapo të ngrohej moti dhe të përmirësohej terreni.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Prigozhin: Armëpushimi në Bakhmut? Një humor ushtarak! Putin bisedë telefonike me Erdogan
M.T/ReportTv.al