Politikë

Mark Rutte videomesazh për Konferencën e NATO-s në Tiranë: Sulmet kibernetike mund të aktivizojë nenin 5

9 Tetor, 09:15| Përditesimi: 9 Tetor, 13:24

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përmes një videomesazhi në Konferencën Kibernetike të aleancës që po mbahet në Tiranë, tha se po punojnë më shumë kundër kërcënimeve kibernetike. Ai theksoi se në Belgjikë do të ngrenë një qendër të integruar kibernetike të NATO-s. Rutte përmendi gjithashtu se shkelja e një hapësire kibernetike të një vendi të NATO-s, mund të aktivizojë nenin 5 të aleancës ( një sulm ndaj një vendi të NATO-s, është sulm ndaj të gjithëve vendeve anëtare).

“Kënaqësi e madhe t’u drejtohem konferencës së NATO-s dhe më vjen keq që nuk jam me ju personalisht. Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën dixhitale. 10 vjet më parë, kibernetika u bë fushë operative. Ne jemi stërvitur, kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vënë në lëvizje nenin 5. Në Belgjikë ne po ngremë një qendër të integruar të kibernetikës në NATO dhe do informojë komandat e NATO-s për kërcënimet e rreziqet në hapësirën kibernetike duke përfshirë edhe infrastrukturën kivernetike dhe ushtarake. Në Hagë, në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen pro edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen por NATO ofron një rrjet unik përmes të cilit aleatët mund të reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë praktikat më të mira. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma dhe të menjëhershëm në hapësirën kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron vetëm, të gjithë së bashku në këtë epokë dixhitale kundër cdokujt që kërkon të na dëmtojë”, tha Rutte.


Lajmi kryesor:

Konferenca e NATO-s, Rama: 48 sulme gjatë vitit, jemi mes të mirëve për mbrojtjen kibernetike! Rutte: Askush nuk është vetëm në Aleancë


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?