Bota

Shefi i NATO-s viziton Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Në fokus lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e vendeve anëtare të aleancës

13 Mars, 14:14| Përditesimi: 13 Mars, 15:15

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte viziton këtë të enjte Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku pritet të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump.

Takimi vlerësohet si mjaft i rëndësishëm sidomos për momentin kur ai vjen me situatën globale të sigurisë dhe qasjen e re amerikane ndaj aleancës veriatlantike me Donald Trump që ka kërcënuar të ndërpresë mbrojtjen e aleatëve të NATO-s nëse nuk rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me shefin e shtetit më të fuqishëm të aleancës dhe fuqisë më të madhe ushtarake botërore vjen gjithashtu mes javësh kur zyrtarët europianë po përjetojnë me ankth zërat mbi mundësinë që SHBA të tërheqin trupat amerikane nga kontinenti, ndërprerjen e stërvitjeve të përbashkëta me aleatët apo një reduktim drastik të angazhimeve amerikane për sigurinë.

Qasja e Trump në lidhje me sigurinë dhe partnerët ka vënë në lëvizje Europën. Presidentja e Komisionit Europian ka hedhur në tavolinë planin për riaramtosjen i cili do tu lejojë vendeve të be rritjen e buxhetit për 4 vitet e ardhshme dhe rritjen e nivelit të mbrojtjes për kontinentin dhe sidomos Ukrainës.

Teksa Rutte do të zhvillojë takimin me Trump në të njëjtën kohë ekipet negociatore po zhvilojnë përpjekjet e tyre me rusët të cilët tashmë duhet të japin një përgjigje në lidhje me një armëpushim 30 ditor me Ukrainën të cilin Zelensky e ka pranuar menjëherë.

Rutte e viziton Shtëpinë e Bardhë fill pasi qëndroi në rajonin e Ballkanit perëndimor me qëndrimet në Bosnje dhe Kosovë, ku pati takime të ndara me presidenten Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?