Pete Hegseth

Bota

Shefi i Pentagonit, Hegseth, thërret me urgjencë krerët ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota në Quantico! Askush nuk e di pse, ka shqetësim të madh

25 Shtator, 18:30| Përditesimi: 25 Shtator, 18:36

  • Share

New York – Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, do të mbledhë javën e ardhshme në Virxhinia qindra gjeneralë, admirale dhe zyrtarë të tjerë nga e gjithë bota, shkruan Washington Post, për një takim për të cilin «edhe gjeneralët më të lartë dhe stafet e tyre nuk e dinë arsyeën».

Takimi, për të cilin janë ftuar me një udhëzim edhe drejtuesit e të gjitha komandave amerikane – në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi-Paqësor – duke ngritur disa shqetësime për sigurinë dhe largimin e krerëve ushtarakë nga zonat e krizës, do të mbahet në bazën e Marinës së Quantico javën e ardhshme. Një zëdhënës i Pentagonit e ka konfirmuar takimin, por nuk ka dhënë asnjë detaj ose shpjegim.

Kjo është diçka krejtësisht e pazakontë (askush nuk e kujton një rast të ngjashëm) që po shkakton «konfuzion dhe alarm», sipas Washington Post, duke marrë parasysh që disa drejtues të forcave të armatosura janë shkarkuar tashmë këtë vit (në maj Hegseth tha se krerët ushtarakë duhet reduktuar «të paktën» me 20% dhe se duhet «të shkarkohen» rreth 100 gjeneralë dhe admirale nga rreth 800 në Shtetet e Bashkuara dhe disa dhjetëra jashtë vendit) dhe duke marrë parasysh që administrata amerikane sapo ka njoftuar qëllimin për të bërë prerje drastike të personelit federal në rast të bllokimit të qeverisë (nëse Kongresi refuzon të financojë qeverinë nga 1 tetori).

Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re kombëtare mbrojtjeje për atë që është ribërë «departamenti i Luftës»: pritet që «siguria dhe mbrojtja e brendshme» të bëhet prioriteti kryesor i forcave të armatosura (të cilat tashmë janë dërguar, për shembull, në kufirin me Meksikën) pas viteve kur Kina ishte konsideruar rreziku kryesor për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Disa mendojnë se kjo mund të diskutohet në takim, por frika nga shkarkime të reja është shumë e madhe.

Muajin e kaluar Hegseth shkarkoi gjeneralin Jeffrey Kruse, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, nënadmiralen Nancy Lacore dhe figura të tjera, pa dhënë asnjë shpjegim. Sapo u vendos në detyrë, Trump kishte shkarkuar kreun e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, gjeneralin Charles Q. Brown Jr.; kreun e operacioneve detare, admiralen Lisa Franchetti; komandanten e Gardës Bregdetare, admiralen Linda Fagan; dhe zv/kryetarin e stafit të Forcave Ajrore. Një listë që përfshin shumë gra./ Corriere della Serra

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/09/2025 04:04

    Po i afrohemi LIIIB!

    Përgjigju
  • It’s beggining: 25/09/2025 21:29

    It’s beginning…

    Përgjigju
    • Askushi: 26/09/2025 00:18

      Çfarë??

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?