Foto ilustruese

Kronikë

Shefi i Sektorit për hetimin e Krimit mori ryshfet 10 mijë euro nga një call center? Prokuroria: Nuk është e vërtetë! Erion Ismaili nuk është nën hetim

28 Prill 2023, 11:45| Përditesimi: 28 Prill 2023, 11:55

  • Share

Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, Erion Ismaili nuk është nën hetim. Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë lajmet në media se Ismaili po hetohej pasi kishte marrë ryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europiane.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria sqaron se për mashtrimin e të huajve me Call Center janë arrestuar Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S., F.Q. dhe M.K", thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Policia ka ushtruar kontrolle në këtë Call Center ku sekuestroi disa kompjutera dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua në datën 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj, ky i fundit zyrtar i lartë në UKT.

Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe i ka dërguar administratorëve të call centerit kishte hyrë garant tek dy personat e tjerë të arrestuar për t’i mbrojtur nga policia.

Komento

Komente

  • Alben: 28/04/2023 16:55

    Aty ne Shqiperi eshte cudia vet Po si mo ska hetim ku ka callcenter dhe kembim valutor pa miratimin e kumbarit Erjon Ismailaj Shtet picash

    Përgjigju
  • Agron: 28/04/2023 16:41

    Ja nje lajm i mire per ne shqiptaret ,erion ismaili i pafajshem :-) ,tani duhet ti kerkojme falje se i kemi prish imazhin ,falja do jete aq e thelle sa doi kerkojme falje edhe per ate rastin kur e perjashtuan nga policia ne vitin 2007 se grabiti me arme nje kamburant ne himare,shtet legen qe vetem kriminelat promovon dhe perkrah.

    Përgjigju
  • Esmeralda: 28/04/2023 14:43

    Upss …. He mo gero, rro si shit tani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?