Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Vendimi u mor sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.
Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa. Mira Murati është padyshim një emrë i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023.
Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.
Murati do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ka qenë kryeministri Rama që e bëri të ditur një lajm të tillë në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur më 8 dhjetor të vitit të shkuar.
Rama u shpreh se në një bisedë telefonikë që ka pasur, i ka kërkuar që ajo ta ndihmoj me anëtarësimin e vendit në BE. Gjithashtu ai shtoi se Murati pranoi që legjislasionin e Shqipërisë për në BE, të bëhet me ChatGPT dhe jo me përkthyes dhe juristë, pasi janë shpenzime të shumta.
Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.
Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.
Të jesh anëtar i një akademie shkencash të një vendi, të paktën duhet të kontribuosh për atë vend. Cilët nga këta kanë kontribuar për Shqipërinë? Përveç se thjeshtë kanë origjinën shqiptare. Se çfarë kontributi kanë Prelocaj (që as shqip nuk di mirë), apo Murati që nuk e di a ka qëndruar në Shqipëri më shumë se sa një periudhë pushimesh, unë nuk e di.. Më shumë kanë kontribuar Rita Ora apo Dua Lipa që bëjnë promovim të shkëlqyer se sa Prelocaj e Murati që dhe kur vijnë, vijnë sa të marrin ndonjë lek..
PërgjigjuPaguhen kto me taksat tona.
PërgjigjuKy muhabeti ,jane parate tona,paguhen nga taxat tona,eshte bere demode dhe i pa vlere.Kemi pagu dhe do pagojme dhe asnji nuk do mbaje pergjegjsi Jo vetem tek ne,por e gjithe bota eshte keshtu.Taxat,pagujme taxat,ku shkojne taxat e lesh me qime.
Me kujton ate qe pashe keto dite qe dhe Nene Tereza kish vendosur lule tek varri i Enver Hoxhes. Edhe keto shkencetaret e ndritura "lartesojne" veten duke qene pjese e Akademise sepsi i larteson i larmadhnueshmi Rama ku si jie Gedaff e karandis vendin e vet dhe ketej ua shet Shqiperine si dashnore te avanvardes kesa parie intelektuale ku ketu ne fakt njerezit po ikin per kete shkak disastroz,nepotizmi,klientelizmi farefinizmi......
PërgjigjuÇfare jane keta tituj te shpikur si ne Zulluland? Ne gjithe boten, personalitetet e shquar qe nuk jane pjese e botes akademike nderohen me titullin Doktor Honoris causa nga nje universitet. Pra, jepini Mira Muratit doktorature nderi nga UPT dhe nese ndjen lidhje emocionale me Shqiperine (s’eshte e detyruar te ndjeje) le te vije per te mbajtur nje fjalim frymezues per studentet. Lea Ypi eshte e vetmja qe perbush kriteret per te qene anetare e Akademise por qe natyrisht nuk ka as kohen e lire e as moshen per te luajtur domino me ca pleq te roitur.
PërgjigjuAkademykët kanë bërë pjestar të jashtëm se të brendshëm nuk ja u lëshon Alademyku Komunisto Leninst Skender Gjinushja
PërgjigjuËndër e kishin pas kto me u bë pjesë e çorbës nga ku ikën.
PërgjigjuMire se letersia mund te konsiderohet shkence letrare, po koreografia c'lidhje ka me shkencen?
PërgjigjuAshu ësht i muhabet ????. Prit naj Shahist plus Gjergj Muzakën paket për Akademi të Shkencës