Politikë
Top 24

Një ditë pas protestës, shefja e OSBE-ODIHR një orë takim me Bashën në selinë blu (VIDEO)

9 Korrik 2019, 12:02| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 13:21

  • Share

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth një orë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky takim vjen një ditë pas protestës së dhjetë kombëtare të opozitës dhe në një kohë kur kjo e fundit nuk i pranon zgjedhjet e 30 qershorit. Glover u prit në selinë blu nga ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Nga informacionet paraprake raportohet se temë e diskutimit është pikërisht raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, raport të për cilin PD-ja e ka lexuar si vërtetim të denoncimeve të bëra nga kjo parti.

1562666930_glovertepd.jpg

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?