Takimi i trupës së KPA e KPK me Drejtuesen e bordit të ONM, Valentina Superti

Shefja e re e ONM-së, takim me trupën e Kolegjit të Apelimit dhe Komisionit të Pavarur: Me rëndësi përmbyllja e vetingut 

13 Shkurt, 18:20| Përditesimi: 13 Shkurt, 18:30

  • Share

Drejtuesja e re bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, njekohesisht Drejtorja për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Valentina Superti zhvilloi sot një takim me anëtarët e tri institucioneve të Vetting-ut, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe Institucionit të Ķomisionerëve Publikë.

Superti theksoi rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe vijueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, si një reformë e domosdoshme në të mirë të qytetarëve shqiptarë. 

Ky takim i drejtueses së ONM-se vjen kur institucionet e Vetting-ut kanë angazhimin për të përmbyllur procesin brenda mandatit kushtetues, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë, brenda dhjetorit të këtij viti, ndërsa Kolegji i Apelimit brenda qershorit të vitit 2026.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?