Shefja e reanimacionit në COVID 2: Koronavirusi shkakton mpiksje të gjakut deri në trombozë! Alimadhi del nga spitali për çështje ditësh

5 Maj 2020, 23:05| Përditesimi: 5 Maj 2020, 23:07

  • Share

Gjatë një lidhje skype me emisionin "Repolitix" në Report Tv, shefja e reanimacionit në spitalin 'Shefqet Ndroqi", Alma Cani  foli mbi situatën e krijuar  deri tani  nga koronavirusi në spital. Doktoresha shpjegoi se si vepron virusi në organizimin e njeriut ndërsa theksoi se fluksi i të infektuarve tashmë ka rënë, por dyshohet të ketë ardhur që në muajin janar. Cani tha se deputeti Alimadhi pritet për disa ditë të dali sepse e kaloi fazën e dëmtimeve dhe është në rrugë të mbarë shërimi.

“Fluksi ka rëna. Kemi 4 pacient  në pavion e 1 në ranimacion. Fatmirësisht asnjë nga këta nuk është në rrezik për jetën. Te pacientët me covid vihej re që kishte ndryshime të strukturës së enëve të gjakut në mushkëri duke shkaktuar mpiksje të gjakut deri në trombozë e marrje jete. Aty ku ne mendonim se e fitonim pacientin, ndodhte alternimi e cila është karakteristike  e virusit që nuk të lë kohë të veprosh pavarësisht asistencave. Mosha dhe shoqërimi me sëmundje të tjera e shtonte rrezikun. Por edhe në mosha të reja ishte evidente .Pas zhdukjes së virusit mushkëria rikuperohet në pjesën më të madhe. Raste me viroza kemi pasur edhe në janar por nga analizat e mara i përkasin gripit të Dërrit por duhen riparë se ndoshta ka raste të dyshimta. Ndërsa deputeti Alimadhi pritet për disa ditë të dali sepse e kaloi fazën e dëmtimeve dhe është në rrugë të mbarë", tha Cami.

Edhe Epidemiologun Ilir Alihmehmeti, po në lidhje skype shprehu të njëjtin dyshim për ardhjen më herët të  koronavirusit, duke theksuar gjithashtu se nëse do të ketë një kthim të koronavirusit në një stinë të dytë duhet të kemi mbledhur të dhëna mjaftueshëm për ta luftuar.

Mendohej që do kishte raste edhe më herët, në 7 janar kina beri të mundur sekuencën gjenetike të virusit. Masat u morën me mendimin se virusi do zhdukej si SARS-I. Ne kemi shifra të ngjashme të shteteve që morën masa të forta dhe të buta pra kur u morën masat nuk dihej shumë ndërsa tani  është më e lehtë të flasësh për masat. Deri në një kthim të dytë pra në tetor duhet të shfrytëzojmë kohën për të mbledhur të dhënat, për shembull, sa e kanë kaluar këtë virus, apo forma të tjera të dhënash. Pra këto na shërbejnë për fazën e dytë. Ne kemi një lirim të masave por nuk kemi numër të lartë të infektuarish. Ndoshta disa prej masave nuk kanë pasur ndonjë efekt aq të madh. Megjithatë jemi larg imunitetit të popullatës pra 60-70% ", tha epidemiologu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?