Drejt Punës

Shefja shqiptare në krye të kuzhinës Italiane, ‘çmend’ vip-at dhe këngëtarët me gatimet e veçanta: Kuzhina shqiptare e pandarë në recetat e mia

24 Shkurt 2022, 13:28| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 13:30

  • Share

Ajo është ndër shqiptarët e sukseshëm të cilët na bëjnë krenar me arritjet e tyre edhe në vendet e tjera. Silvana Musej është shefja e kuzhinës me origjinë nga Kavaja e cila prej 23 vitesh punon në Itali në qytetin e Piemntoes. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ajo tregoi më tepër për punën e saj dhe pasionin  për kulinarinë që e kanë bërë që të jetë në krye të gastronomisë Italiane. Ajo është fituese e medaljes së argjendtë në konkursin kombëtar për Lady Chef në Itali si dhe  kuzhiniere e Relais Cuba të Cuneo dhe Lady Chef, e seksionit të grave të Shoqatës së Kuzhinierëve në provincën Granda.

“Mora medaljen e argjendtë është një rezultat shumë I mirë për një ladychefgjithë këto vite në karrierë ndihem shumë e lumtur, jam krenare që një shqiptare prezanton një event Italian, është diĻka e veçantë.Të jep shumë kënaqësi” u shpreh ajo për emisionin ‘Rreze Dielli’

Së fundmi, ajo u përzgjodh për të gatuar edhe  për të gjithë personazhet VIP të ftuar dhe pjesmarrës në Festivalin e Sanremos.

“Për t’u bërë pjesë e këtij festivali kaq të rëndësishëm do të thotë që pas shpatullave është një karrierë e gjatë, e vështirë në të cilën gjatë kësaj periudhe kam arritur disa rezultate, kam spikatur në disa gara, në disa evente dhe prandaj u zgjodha” tha ajo.

Ndërsa e pyetur për vështirësinë që të punosh në nëj profesion që më së shumti është dominuar nga meshkujt u shpreh se ka arritur që gjithmonë të jetë profesioniste.

“Është e vështirë sepse impakti parë kur krjon në skuadër për të drejtuar është një mekanizëm që roli is hefit duhet të drejtoj çdo gjë. Është pak e vështirë, 90% e stafit janë meshkuj por unë kam arritur gjithmonë që të jem shumë profesionale” u shpreh ajo.

Ndër të tjera u shpreh se ndjehet mirë që ka arritur të ndërthurë gatimet shqiptare dhe ato italiane në recetat e saj.

“Po ka shumë sepse unë e ndërthurë kulturën shqiptare të gatimit me recetat këtu, arrij që ti miksoj gjërat bashkë dhe kjo shumë herë më ka ndihmuar.Sepse kujtesa dhe shija që unë kam e fëmijërisë apo rritjes I ndërthur me produktet që kam këtu dhe kam mikësuar shumë receta shqiptare me ato italiane”

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?