Dosja K/ Shefqet Gjana, antikomunist që 7 vjeç, 3 dosjet e zhdukura të Sigurimit

16 Prill, 15:31| Përditesimi: 17 Prill, 20:34

  • Share

Shefqet Gjana, ka kaluar një jetë plot drama e peripeci, në vitet e regjimit komunist.

Ishte vetëm 7 vjeç kur pa të atin të arrestuar me hekura në duar, një kujtim i hidhur që i shenjoi pothuajse gjithë jetën në vijim. Pas të atit do t’i arrestonin edhe gjyshin 70 vjeç, të cilin e çojnë në kampin e Tepelenës, ku vuan për 6 vite në kushtet e mbijetësës dhe nën tortura të vazhdueshme.  

Përveç historisë së babait dhe gjyshit,  në botkuptimin e  këtij djaloshi, do linte një shenjë të veçantë edhe historia e dajës së tij Tahsim Spahiu, një nacionalist me kontribute gjatë Luftës së Dytë Botërore por i vënë nën shënjestrën e komunistëve ende pa u mbyllur kjo luftë në Shqipëri.  

Këto tre personazhe dhe një aksident i mëvonshëm ku humb jetën vëllai i tij i vetëm,  i cili ishte detyruar nga rrethanat që të shkonte në aksion, krijuan tek Shefqeti një profil të spikatur si antikomunist, i cili për shkak të karaktetit të tij të drejtpërdrejt, do të binte shpejt nën rrjetën survejuese të Sigurimit të Shtetit, dhe për të do të ndërtoheshin plot 3 dosje,  lënda e të cilave do të shërbente vite më vonë për të ngritur një akuzë kundër tij, akuzë që do të çonte pas hekurave të burgut.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?