Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka shpjeguar në pak sekonda dallimin mes tij dhe liderëve të tjerë politikë, të vjetër dhe të rinj, që kërkojnë votat e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare rë 11 Majit.
Shehaj ka theksuar në fjalën e tij se thelbi i ndryshimit mes tij dhe Sali Berishës, Edi Ramës, Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit, qendron tek koncepti që këta kryetarë partish kanë përsa i përket menaxhimit të parave të qytetarëve.
Sipas kreut të “Mundësia”, nga Berisha te Rama, Lapaj dhe Qori, mendojnë së zgjidhja për paratë e qytetarëve është t'i marrë shteti dhe pasi ti qarkullojë, t'i rishpërndajë tek qytetarët.
Ndërkohë Agron Shehaj thotë se vizioni i tij është që si fillim shteti ti marrë më pak para qytetarëve dhe të mos qarkullohen në një shtet të madh, por të rikthehen në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
“Shpesh më pyesin çfarë të dallon ty nga të tjerët. Këta këtu duan të marrin paratë tuaja dhe ti përdorin në administratë me militantë, me ortakët oligarkë dhe pastaj tua kthejnë juve çfarë mbetet.Unë them që nuk ka nevojë tu marrim kaq shumë para qytetarëve se i kanë nxjerrë me djersë, por këta nuk e dinë se çfarë do të thotë të marrësh para me djersë.Unë them të marrim më pak, dhe këto para, pjesën tjetër, mos ta marrim, mos të dalë kurrë nga xhepat e qytetarëve dhe këto para të shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Kjo është diferenca midis këtyre dhe midis meje”, shprehet Shehaj në videon e postuar në rrjetet sociale.
Komente
