Politikë

Partia 'Mundësia' çel fushatën ndryshe, tur me autobus nga Shkodra në Sarandë, Shehaj: Këto zgjedhje janë të fundit me këtë PS dhe PD

11 Prill, 20:41| Përditesimi: 11 Prill, 21:27

  • Share

Partia Mundësia çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit këtë të premte.

Me autobusin elektoral, kryetari i Partisë Agron Shehaj së bashku me kandidatet kanë nisur që prej mëngjesit të së premtes turin nga qyteti i Shkodrës, ku pati takime me qytetarët të cilët shprehën mbështetjen e tyre për këtë forcë të re politike që garon me numrin 10 në fletën e votimit.

Shehaj tha se kjo është hera e fundit që PS dhe PD shkojnë në zgjedhje në këtë gjendje. 

'Ky ishte turi për fillimin e fushatës, por ne do të kemi edhe një hapje të dielën, ku aty ne do të flasim për programin tonëm se çfarë do të bëjmë ne për vendin dhe i gjithë plani ynë për të realizuar atë vizion tonë që shqiptasrër të kenë mundësi që të jetojnë në vendin e tyre dhe të mos ikin më nga vendi i tyre. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit me këtë PS dhe PD', tha ai.

Shehaj u ndal edhe tek programi i partive të tjera. Ai tha se ndër të tjera se ka ardhur momenti për ndryshim.

'Po ti lexosh programin se kupton ca partie janë dhe i njëjti avaz gjithë këto vite. Këtu kush bëhet zyrtar se ka mendjen që tu shërbejë qytetarëve por e ka mendjen si ta shfrytëzojë atë postin që të marr para. Njerzitë duan që të vij një njeri që është ndryshe nga Edi Rama, dikush që mund ti sjell vendit diçka që se kanë parë më parë, s'duan që të shohin të njëjtat fytura. Pse në Shqipëri nuk ka njerëz të tjerë që mund të qeverisinë këtë vend, ata e patën mundësinë ka ardhur momenti për ndryshim. ne mendojmë se zgjidhja e problemeve të shqiptarëve vjen përmes rritjes ekonomike', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 11/04/2025 21:26

    O gone njesoj si kelliçi edhe ti me autobus. Je ti aty , jam une ketu ? Ne autobusrri nashti se je mire , mere rrugen per ne Itali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?