Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shpërndarë një video në rrjetet e tij sociale, ku njofton se si është krijuar kënga e fushatës.
Shehaj thotë se është krijuar nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe ka rezultuar kreative. I gjithë kompozimi i saj ka ndodhur vetëm për 10 dollarë, sipas Shehajt.
“Do thonë që jemi parallinjë të mëdhenj. Diferenca midis asaj që bëjmë ne dhe bëjnë të tjerët dallohet edhe në këtë, edhe në Partinë Mundësia. Të tjerët vazhdojnë në mënyrën e vjetër, si në ’90. Vijojnë e marrin para dhe i bëjnë ndere, dhe ata i marrin në fushatat elektorale. Kurse ne jemi krejtësisht ndryshe. Edhe këngën kemi zgjedhur ta bëjmë në mënyrë moderne dhe vetëm për 10 dollarë.”-tha Shehaj.
Komente
