Agron Shehaj, në Kavajë

Politikë

Shehaj nga Kavaja: Të pasurit le të tregojnë si u pasuruan, pastaj të flasin për pasurimin e të tjerëve

22 Prill, 17:54| Përditesimi: 22 Prill, 18:00

  • Share

Agron Shehaj, kreu i partisë Mundësia, nga një takim në Kavajë ka thënë se politikanët duhet të tregojnë sesi janë pasuruar.

Ai i konsideroi premtimet e vjetra si ‘Qiqra në hell’, ndërsa theksoi se partia e tij përfaqëson rrezikun e vërtetë për sistemin, pasi flet për ekonomi dhe një Shqipëri për të gjithë.

"Të tregojnë njëherë se si janë pasuruar pastaj të thonë që pasi kemi pasuruar veten tani do pasurojnë veten. Qiqra në hell. Duam ndryshimin, nuk duam rotacionin tim politik. Këtë duam dhe kjo i bezdis edhe kanë filluar të na sulmojnë dhe do vazhdojnë të na sulmojnë, sepse ne jemi rreziku për ta, sepse ne duam një Shqipëri ndryshe, pikërisht një mundësi ku ka një Shqipër për të gjithë. Ky është problemi. Ne jemi të vetmit që flasim për ekonominë, flasim sesi duhet të jetë Shqipëria dhe themi që po su rrit ekomomia, nuk mund të rritet Shqipëria."-tha Shehaj. 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?